Tre të vrarë nga bombardimet në Kharkiv, mes tyre një 13-vjeçar

Një djalë 13-vjeçar është mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv të mërkurën në mëngjes, tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.

“Fatkeqësisht, 3 persona, mes tyre një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit e lagjes Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram.

Gjithashtu një  grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus, të mos dilnin jashtë nëse nuk bëhej fjalë për nevoja esenciale./albeu.com