Tre punëtorë pësuan djegie trupore pas shpërthimit të gazit, vihet nën hetim brigadieri i minierës në Bulqizë

Brigadieri i minierës ku mbetën të lënduar 3 punëtorë pas shpërthimit të gazit në Bulqizë, është vënë në hetim.

Brigadieri L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.08.2023 16:18