Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së vijon ende, ndërsa deri më tani është raportuar për një larmi debatesh e sherresh aty brenda. Thuajse të gjithë deputetët janë në një mendje, që kryetari Lulzim Basha duhet të dorëhiqet. Por Basha ka thënë se nuk ka dorëheqje, por vetëm “një hap pas”.
Nga ana tjetër mësohet se Enkelejd Alibeaj ka thënë tre propozime sesi mund të zgjidhet kriza brenda PD.
1-Lulzim Basha dhe Sali Berisha të bëjnë të dy nga një hap pas
2-Të krijohet një grup i përbashkët pune
3-Zgjedhje, me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë Demokratike./albeu.com