“Tre muaj burg për se*s në makinë”, gazetari rrëfen vendimin: Si u dënua çifti që u kapën mat nga policia

Gazetari Elton Qyno ka komentuar dënimin e një çifti që u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale ne makine.

Sipas gazetarit, gjyqtarët e kanë shumë të thjeshtë të ndërmarrin hapa të tillë për ndëshkimin e qytetarëve të thjeshtë, por kur vjen puna të kokat e krimit, e kanë të vështirë të japin vendime të drejta e të barazpeshuara.

Postimi i Plotë:

Tre muaj burg për një goj… vapa e gushtit po sjell surpriza…

Drejtësia Shqiptare, tregohet e pamëshirme kur vjen puna e dënimit të personave pa përkrahje, që s’kanë kunjuktura dhe që nuk arrijnë dot të mbyllin dosjet penale.

Gjyqtarë e prokurorë, kalitin çekiçin e Drejtësisë dhe nuk falin edhe ata që kapen mat, me K… në gojë, apo duke drejtuar ndonjë motor pa patentë.

Aman kur vjen puna për këto rastet e tjera, ndonjë dënim zyrtari, ndonjë nga këta të fortit, bishtin ndër shalë dhe ikën me vrap drejtësia.

Mirë që s’po arrestojnë dhe dënojnë edhe drejtuesit e biçikletave.

Po afron shtatori dhe vapa e gushtit po le viktimat e veta, duke dënuar me 3 muaj burgim një çift të rinjsh, të cilët po bënin qef me njëri-tjetrin brenda në makinën e tyre. Pasi një patrullë policie i prishi rehatin dhe i paska zënë në makinë teksa, vajza i bënte goj… djalit, brenda në automjet.

S’të fal ligji, kur kapesh me presh në gojë…është ingranash i fortë ligji. Ti thyen dhëmbët, të del gurmazi kur shkel ligjin.

Mirë që për këtë çështje penale nuk kanë shpallur koopetencën dhe t’ia kalojnë SPAK-ut, për hetime të mëtejshme, se ku dihet si do shkonte puna pastaj. Aty dilte “Grup i Strukturuar Kriminal” ai miku. Vendimi për dënimin e dy të rinjve është dhënë nga gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi, ndërsa prokuror i çështjes, Gjergji Tako.

Dy të rinjtë E.K, djali dhe vajza E.Ç, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me nga 3 muaj burg secili, për akuzën e “Marëdhënies s*ksuale në ambjente publike”.

Ky dënim me burg, u pezullua me kushtin që të rinjtë të mos e përsërisin më veprën penale. Sipas materialit hetimor krimi i rëndë paska ndodhur në datën 12 Shkurt 2021 në rrugën “Papa Gjon Pali II”, kur dy punonjësit e Policisë, Hazis Nicaj dhe Elmas Guri kanë vërejtur një automjet. Punonjësit e policisë kanë raportuar se atyre iu tërhoqi vëmendjen fakti se dy persona brenda automjetit po kryenin marrëdhënie s*ksuale./albeu.com

 


Shtuar 24.08.2021 16:20

Tags: