Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit, Enver Hoxha, ka nisur së fundmi të postojë fotografi personale në faqen e saj të Instagramit.
Në një fotografi të postuar së fundmi, kanë qenë të shumta komentet që ajo ka marrë nga ndjekësit, shumë prej tyre pozitive por edhe të tjera negative.
Po në Instagram ajo ka bërë të ditur përmes postimeve se punon si mjeke psikoterapiste, në një qendër për shërbimet psikologjike që ofron Valbona.
Por një koment i një ndjekësi të saj ka qenë vërtetë për t’u habitur, pasi ai shkruan se priste ta shihte në shkencë dhe jo si një psikiatre të thjeshtë. Personi nuk i kursen as lëvdatat kundrejt saj.
“Hera e pare qe te shof dhe degjoj. Se me thene te drejten, jemi marr me hallet qe na jane trasheguar. Fshati qe duket nuk do kallaus. Shume klas ke, aristokrati tregon, por ke arrit nje veterealizim modest. Sot duhet te kishim degjuar per nje shkencetare me fame boterore, jo per nje doktoreshe psikiatre modeste. Komplimente zorit qe te ka dhuruar kete imazh, dhe ty qe ke arritur ta mirembash”, është shprehur komentuesi në koment./albeu.com/
View this post on Instagram