Trazirat me mbi 100 të vrarë në burgun e Ekuadorit: Ankth, frikë dhe shumë pak informacion

Më shumë se 100 të burgosur janë vrarë në një luftë vdekjeprurëse brenda një burgu në qytetin portual të Ekuadores, Guayaquil.

Për të identifikuar viktimat duhen disa ditë, ndërsa të afërmit e të burgosurve presin më të keqen.

Që nga marsi i 2020 në Guayaquil nuk mbidheshin kaq shumë njerëz sa janë bledhur para morgut të afërmit e atyre që ndodhen në qeli.

Kur Presidenti Guillermo Lasso njoftoi se numri i të vdekurve ishte rritur, dhjetëra familje nxituan në laboratorin mjekoligjor ku po merreshin trupat e viktimave. Ata duan të zbulojnë se ku janë të dashurit e tyre dhe, nëse ata janë akoma gjallë.

Ata ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe ankthi i tyre sa vjen e rritet ndërsa dëgjohen sërish shpërthime në abinetet e burgut famëkeq.

Lufta mes bandave kundërshtare nisi dy ditë më parë dhe shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 10:29