Transportuan mallra të padeklaruara, nis hetimi për dy shoferët e autobusave në Korçë

Policia ka proceduar penalisht dy persona në Korçë. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, policia gjeti një sasi vaji, sasi vere, vegla të ndryshme pune dhe produkte te tjera, të cilat ata nuk i kishin deklaruar në organet doganore.

Ndaj dy shoferëve, të dy 67 vjeç dhe banues në Korçë, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Njoftimi i policisë

DVKM Korçë. Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të kontrabandës së mallrave. Procedohen penalisht 2 drejtuesit e autobusëve ku u gjetën mallrat. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit: K. B., 67 vjeç dhe Th. G., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare dhe doganore, në autobusët që këta shtetas drejtonin, u gjetën një sasi vaji, sasi vere, vegla të ndryshme pune dhe produkte te tjera, të cilat ata nuk i kishin deklaruar në organet doganore. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.12.2025 16:08

Tags: ,