Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Beloinda Ballluku veç Bordit të transparencës dhe cmimit të naftës ka filur edhe në lidhje me transportin publik duke u shprehur se çmimi i biletave do të vazhdojë të jetë i pandryshuar për të gjithë qytetarët.
Sipas saj kjo mbështetje do të vijojë edhe për muajt gush, shtator dhe tetor.
Balluku deklaroi se pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se vendimi për kompensimin e këtyre kompanive është pjesë e paketës anti-krizë të hartuar nga qeveria për të mbështetur qytetarët dhe biznesin.
“98 % e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim”, deklaroi Balluku.
Në vendimin e muajit prill, në dispozicion të kompanive të transportit publik u vu një fond prej 500 milionë lekësh. Zv/kryeministrja Balluku informoi se deri tani është tërhequr nga kompanitë e transportit vetëm 60% e fondit./albeu.com