Transplanti i zemrës së derrit te njeriu duket se ka përfunduar me sukses te dy pacientë.
Një grup shkencëtarësh në NYU Langone Health, në Nju Jork, kryen operacionin në dy pacientë në 19 qershor dhe 9 korrik.
Në të dyja rastet trupi i njeriut e ka pranuar zemrën e derrit pa nevojën e makinerisë, ndryshe nga pacientë të tjerë që e kanë eksperimentuar këtë transplant.
Transplante të tilla, nga një specie në tjetrën, janë ende në fazat e para, por ekspertët e shëndetësisë kanë shpresë se do të jenë të suksesshme dhe do të ndihmojnë në gjetjen më lehtë të organeve që janë të nevojshme, sidomos për fëmijët.