Këtë të enjte, përmes një video të publikuar në llogarinë personale “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit pamje nga ndërtimi i godinave për strehimin e banorëve që do shpërngulen.
Kreu i shtetit Edi Rama, u shpreh gjithahstu, se ky është një kapitull i ri i transformimit të Lanës në Tiranë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.