Kur u duk se më në fund historia e Harry Maguire, 30 vjeç, do të përfundonte te Manchester United… West Ham e ka tërhequr ofertën për qendërmbrojtësin anglez pasi ai i refuzoi për disa javë, pavarësisht marrëveshjes së arritur mes të gjitha palëve. West Ham ishin të gatshëm të paguanin 35 milionë euro për ish-kapitenin e Djajve të Kuq, i cili në minutën e fundit u tërhoq duke i kërkuar dikujt (United apo West Ham) t’i paguante 8.15 milionë euro për largimin nga Old Trafford.
Zhgënjimi në West Ham është i madh pasi ka pritur me ditë që Maguire të nënshkruajë marrëveshjen që kishin arritur dhe nga ana e tyre, Manchester United nuk ka ndërmend ta lërë ish-kapitenin t’i ikë dhe të dëmtojë sërish arkat e klubit. Sipas The Guardian, transferimi, edhe pse mund të ndodhë, nuk po ecën përpara tani.
Një nga më të frustruarit me situatën është Eric ten Hag, i cili u ankua se lojtari, nuk e ka treguar nivelin e tij dhe i bëri thirrje që të kërkojë një ekip tjetër “nëse nuk ka besim të mjaftueshëm për të luftuar”.