Trajtonte të plagosurit e protestave kundër regjimit, mjekja iraniane ndërron jetë në mënyrë të mistershme

Një mjeke iraniane e cila sfidoi regjimin autoritar të Iranit duke mjekuar protestuesit ka vdekur pasi është torturuar në mënyrë brutale.

Viktima Aida Rostami u zhduk pas një turni në spital në Teheran dhe kur familja e saj telefonoi policinë, ata pretenduan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë, por u zbulua më vonë se ajo kishte mavijosje në trup.

Sipas autopsisë ajo kishte lëndime në ijë, të dy krahët i ishin thyer dhe njëri nga sytë i ishte nxjerrë teksa qepallat ishin qepur së bashku për ta fshehur.

Klinikat dhe spitalet janë kthyer në terrenet më të fundit të betejës ndërsa regjimi përpiqet të shuajë protestat që kanë përfshirë vendin.

Policia e Sigurimit kërkon emrat dhe detajet e kujtdo që kërkon trajtim për plagët që mund të ishin marrë në demonstrata.


Shtuar 19.12.2022 22:04