Tragjike/ Po lahej në liqen, ndërron jetë i moshuari në Kukës

Në “Gostili i vjetër”, në Kukës një 81-vjeçar, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81-vjeçarit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth rastit në fjalë.


Shtuar 6.07.2024 18:52