Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sri Lanka, ku katër peshkatarë nga kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi konsumuan një lëng të panjohur nga shishet që gjetën teksa ishin në det, sipas raporteve të mediave lokale.
Thuhet se marinarët ishin në një udhëtim peshkimi, kur i morën shishet rreth 320 milje detare nga Tangalle, një qytet në bregun jugor të ishullit.
Marina e Sri Lankës, u tha gazetarëve se peshkatarët kishin pirë nga shishet duke menduar se ato përmbanin alkool. Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Peshkimit dhe Burimeve Ujore të Sri Lankës, Susantha Kahawatte, u tha disa mediave se marina po përpiqej t’i kthente në breg.
Ajo tha se marina po ofronte kujdes mjekësor për burrat në bordin e anijes së peshkimit, të quajtur Devon, për shqetësimet se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i kthyer ata në tokë për trajtim.
Kahawatta i tha stacionit kombëtar të lajmeve Ada Derana, se peshkatarët kishin shpërndarë disa nga shishet tek ekipet e tjera që operonin në zonë.
Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të njoftuar këto ekuipazhe.
Incidenti thuhet se ka nxitur protesta në qytetin bregdetar, i vendosur rreth 120 milje (193 km) nga kryeqyteti, Colombo, duke kërkuar që marinarët që ishin ende gjallë të ktheheshin në tokë. Autoritetet kanë nisur hetimet për përmbajtjen e shisheve.