Tragjike/ Përmbytet varka në Nigeri, raportohet për 29 viktima

Mesditën e 2 shtatorit 2025, një ngjarje tragjike është regjistruar në Nigerinë qendrore, ku të paktën 29 persona humbën jetën kur një varkë që mbante të paktën 81 pasagjerë u përmbys, njoftuan autoritetet lokale të mërkurën.

Aksidenti ndodhi për shkak se varka ishte “e mbingarkuar” dhe goditi një “degë peme” në një lumë, tha një shërbim shpëtimi në një deklaratë.

Zyrtari i Kryqit të Kuq, Abubakar Idris, dha të njëjtën deklaratë duke folur për Agence France-Presse.

Pas aksidentit, NSEMA nisi menjëherë operacionet e shpëtimit. Deri më tani, 50 persona janë shpëtuar, ndërsa 29 trupa janë gjetur.

Fatkeqësisht, dy pasagjerë mbeten të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë.


Shtuar 4.09.2025 11:18