Tragjike! Përmbytet varka në det, humbin jetën 30 persona, 167 të zhdukur

Të paktën 30 persona u mbytën dhe 167 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Kongo në veriperëndim të D.C. të Kongos, njoftoi një zyrtar lokal.

Didier Bulla, ministër i shëndetësisë në provincën e Ekuadorit, tha se 189 njerëz ishin shpëtuar dhe kërkimet po vazhdonin.

“Sipas informacioneve që kemi deri më tani, janë gjetur 30 të vdekur dhe 167 persona janë të zhdukur. Varka që u mbyt në afërsi të qytetit Badaka ishte ndërtuar nga banorët vendas në atë zonë. Ajo mbante më shumë se 300 njerëz.

Mbytja e anijeve është e zakonshme në liqenet dhe lumenjtë e Kongos, pasi varkat shpesh janë të mbingarkuara. Vendi ka shumë pak rrugë të asfaltuara dhe udhëtimi me lumë është shumë i zakonshëm.


Shtuar 15.10.2023 17:59