Tragjike në Tiranë, mbyten në liqen dy të mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë ku janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Njoftohet se bashkë me dy të miturit kanë qenë edhe 4 femijë të tjerë të cilët kanë shkuar në liqen për tu larë.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 19:02