Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas raportimeve, një 16-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.