TRAGJIKE/ “Fordi” përmbyset në kanal, ndërron jetë i riu në Divjakë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme ku shtetasi Dioran Dervishi, 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga./albeu.com


Shtuar 15.05.2022 15:39