Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.
Mediat raportojnë vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.