Një 19-vjeçare e identifikuar si Maria Diana ne Rumani, humbi jetën tragjikisht, pasi u sulmua nga ariu. E reja kishte shkuar për një shëtitje në mal me partnerin e saj bëjnë me dije mediet e huaja.
Mësohet se 19-vjeçarja, ka telefonuar autoritetet kur ariu i kapi këmbën dhe e tërhoqi zvarrë në një shkëmb 200 metra.
“Ajo ishte e tmerruar. Mund të dallohej nga tensioni në zërin e saj. Ajo po bërtiste ‘ariu po më afrohet gjithnjë e më shumë”, tha shefi i shpëtimit Dan Banu.
“Gjithçka ndodhi drejtpërdrejt. Partneri i saj na tha se ariu e kishte kapur vajzën nga këmba dhe në një moment e humbi nga sytë”, ka përfunduar Banu duke përshkruar momentet tragjike.
Kur shpëtuesit, të cilët më në fund vranë ariun sepse u përpoq t’i sulmonte edhe ata, iu afruan trupit të 19-vjeçares, kafsha e madhe rrethoi trupin e pajetë të vajzës.
Sipas partnerit të 19-vjeçares , të dy ishin nisur drejt Spumoasa Falls kur u shfaq ariu.
“Nuk e prisnim këtë. U përpoqa të trembja arushin, por ndodhi kjo ngjarje tragjike. Do të doja të isha në vendin e saj”, tha ai për një kanal rumun.
Vihet re se Rumania është shtëpia e popullsisë më të madhe të arinjve të murrmë jashtë Rusisë, me numrin e tyre të vlerësuar në 8,000.