Tragjedia shqiptare në Bullgari, “Foltorja” e Berishës nis ndryshe në Burrel (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme e ka nisur ndryshe foltoren me demokratët në Burrel.

Pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë, shumica prej tyre shqiptarë, në sallën me demokratë në Burrel është propozuar një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Kujtojmë se “Foltorja” e sotme e Berishës në Burrel, është në vijimësi të takimeve që ai ka zhvilluar me demokratë në mbarë vendin./albeu.com/