TRAGJEDIA/ Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari që humbi jetën nga plagët në zemër

Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Erjon Boba i cili humbi jetën pas sulmit me thikë në zemër.

I mituri u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij para 10 ditësh në Shkozet të Durrësit, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt në rrjetë sociale.

Me qindra banorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 15-vjeçarit.


Shtuar 6.12.2025 15:05