Zjarri që u përfshiu banesën, u mori jetën nënë e bir në familjen Azisllari në qytetin e Maliqit. Nëna 40-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, ku më vonë ndërroi jetë edhe djali 14-vjeçar.
Vajza e mitur, 6-vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit fatal, dyshohet të jetë bërë soba me dru.
Ndërkohë një nga komshinjtë i familjes Azisllari, Sefer Shkëmbi, tha se familja jetonte në gjendje të vështirë ekonomike.
“Unë jam komshi këtu, fëmijët ishin me autizëm, ndërsa mamaja ishte mirë. Nuk punonte, ishte shtëpiake. Vetëm burri punonte. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Janë dy vëllezër që jetojnë ngjitur, këta sikur ishin më ndryshe nga ekonomia. Nuk e di si ndodhi ngjarja, unë madje sa e dëgjova, nuk e dija që ishte në lagjen time sa e mora vesh dola”, tha Sefer Shkëmbi./ ABC