Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e tij të mitur u mbytën ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.
Në këtë plazh nuk ka roje vrojtimi. Për më tepër, kulla e vrojtimit në plazh është si një skelë hekuri, pa asnjë mjet ndihmues për rojën e plazhit, siç janë gomonet apo litarët.
Po ashtu e nevojshme është edhe vendosja e kufizuesve në det.
Mumgesa e rojeve bregdetare është një shqetësim i ngritur prej kohësh në plazhet e vendit tonë, por me sa duket askush nuk shqetësohet për të marrë masa, edhe pse çdo vit shënohen viktima gjatë sezoneve verore./Albeu.com.