Babai bashkë me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës.
Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.
Qytetarët të cilët kanë qenë dëshmitarë të tragjedisë në një intervistë për “Neës24” kanë treguar se ishin futur larg në det dhe se fillimisht i pajetë në breg ka dalë djali i vogël, më pas 50 vjeçari Elvis Halilaj dhe djali tjetër i mitur.
Më tej ata kanë shtuar se në rast do të ishte ndihma e shpejtë, mund të kishin shpëtuar .
Gjithashtu ata janë shprehur se pas ngjarjes tragjike, në det janë vendosur flamuj të kuq, për të paralajmëruar se deti është i trazuar dhe me dallgë.
Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mundgon thuajse gjithmonë.
Në njoftimin e policië theksohet se në ndihmë të 3 pjestarëve të familjes Halilaj nga Tirana kanë shkuar forcat e policisë detare, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë.