Policia ka arrestuar një student të Universitetit të Virxhinias, i dyshuar se ka qëlluar për vdekje tre studentë dhe ka plagosur dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së dielës në kampusin kryesor të shkollës në Charlottesville, ndërsa një autobus kthehej nga një ekskursion.
“I dyshuari, Christopher Darnell Jones Jr., përballet me tre akuza për vrasje të shkallës së dytë”, u tha gazetarëve shefi i policisë UVA Timothy Longo Sr.
Të vrarët ishin Devin Chandler, Lavel Davis Jr. dhe D’Sean Perry, të gjithë anëtarë të ekipit të futbollit UVA. Dy studentët e plagosur po trajtohen në Qendrën Mjekësore UVA, ku njëri është në gjendje kritike dhe tjetri jashtë rreziku për jetën.
Policia nuk ka dhënë ende një motiv për sulmin.
Të paktën 68 raste të të shtënave në shkollat amerikanë janë rregjistruar që nga janari i këtij viti, duke përfshirë 15 raste në kampuset e Universiteteve, raporton CNN.
Në të gjitha rastet, ka qenë të paktën një person që është qëlluar.
Sulmi më vdekjeprurës në shkollë në historinë moderne të SHBA mbetet sulmi i vitit 2007 në Virginia Tech në Blacksburg, ku një student 23-vjeçar vrau 32 persona përpara se të vetëvritej.