Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Të gatshëm të ndihmojmë

Përmes një postimi në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tragjedinë me 51 viktima dhe mbi 100 të plagosur në Maqedoninë e Veriut.

Rama i ka shprehur ngushëllime popullit të RMV-së dhe kryeministrit Mickovski, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme qe mund të jetë e nevojshme.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit.

Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.

I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.


Shtuar 16.03.2025 11:33