Përmes një konferencë për media, Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.
Sipas ministrit, viktimat ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit, do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.
Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret, rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.
Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap.
Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.
Ai konfirmoi se organizatorët ishin arrestuar dhe se të gjithë zyrtarët duhet të ndjejnë përgjegjësi morale për një tragjedi të tillë.