Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres, duke vrarë dhjetëra pasagjerë.
Siç shihet nga pamjet, autobusi me dhjetëra persona bie nga ura dhe fatkeqësisht 21 persona vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën. Këta të fundit po marrin trajtim në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat italiane, drejtuesi i autobusit mund të jetë ndier keq në mënyrë të papritur duke humbur kontrollin e mjetit, por ekziston edhe mundësia që ta ketë zënë gjumi në timon.
Mediat italiane shkruajnë se shoferi i autobusit ishte një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Alberto Rizzotto me origjinë nga Treviso. Ai ishte punonjës i “Martini Bus srl” që kishte marrë automjetin tek kompania “La Linea”, e cila kishte kontratën për transportin e turistëve nga kampingu për në Venecia.
“Për Venecia” shkruante ai në postimin e fundit në rrjete sociale.
Megjithatë, kamerat e sigurisë do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë, siç theksojnë mediat italiane.