Tragjedia e Himarës, bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm: Edhe në vendet e tjera të botës ka aksidente

Bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Me anë të një postimi në Facebook, Fico shkruan se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

Postimi i Ficos:

Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka. Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara./albeu.com/