Tragjedia e Gërdecit, sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për Mediun, ish-ministri mungon

Ditën e sotme po zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Mësohet se në Gjykatë është i pranishëm vetëm avokati Henrik Ligori dhe familjarët e të miturit, E.Durdës, që humbi jetën në Gërdec.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën  26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë./Albeu.com/


Shtuar 6.04.2023 14:48