Janë publikuar pamjet e avioni të pasagjerëve tipit Antonovm, i cili u rrëzua në rajonin Amur të Lindjes së Largët ruse, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 49 personave që ndodheshin në bord, raportojnë mediat lokale.
Pak më vonë, mbetjet e avionit u gjetën në një shpat mali, rreth 16 kilometra larg aeroportit.
Megjithatë, deri në këto momente, helikopteri me ekipet e shpëtimit nuk ka arritur të ulet në zonën e vështirë dhe të pyllëzuar ku ndodhi përplasja, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.
“Në kuadër të operacionit të kërkim-shpëtimit, një helikopter Mi-8 i Shërbimit Federal të Aviacionit zbuloi trupin e avionit që kishte marrë flakë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në vendin e aksidentit”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.
Обломки разбившегося Ан-24 разбросаны на расстроянии полукилометра, сообщает Baza без ссылки на источник. Сесть на месте падения нельзя
На борту находились 49 человек, в том числе пять детей. Предварительно, выживших нет pic.twitter.com/0itd1XSc5t
— Сибирь Пост (@SibirPost) July 24, 2025
Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, avioni An-24 i kompanisë ajrore “Angara” ndërpreu komunikimin me kullën e kontrollit gjatë përpjekjes së dytë për të bërë ulje në aeroportin e qytetit Tinda, në kushte të dukshme të dobëta për shkak të mjegullës.
Sipas burimeve të agjencisë TASS, të cilat i referohen shërbimeve ruse të emergjencës, një nga pistat që po hetohet si shkak i mundshëm i tragjedisë është gabimi njerëzor, piloti mund të ketë goditur një kodër për shkak të pamjes së kufizuar gjatë përpjekjes së dytë për ulje.
Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se po shqyrtohen edhe pista të tjera.