Tragjedi në Vilë Boshtovë, babai dhe dy fëmijët e mitur mbyten në det, roja bregdetare sërish mungonte

Tragjedi në Vilë Boshtovë, babai dhe dy fëmijët e mitur mbyten në det, roja bregdetare sërish mungonte

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë Boshtovës në Kavajë, ku babai dhe dy fëmijët e tij të mitur kanë humbur jetën në det.

Elvis Halilaj 55-vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur përkatësisht 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det ditën e sotme, ndërsa kishin shkuar për tu freskuar për tu larguar nga vapa përvëleuese e Tiranës.

Shkak i kësaj tragjedie është bërë njëri nga fëmijët e familjes Halilaj i cili ka qenë duke u mbytur në det dhe ka kërkuar ndihmë, menjëherë drejt tij janë nisur babai dhe vëllai, por pa mundur të dalin më gjallë asnjëri prej tyre.

Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mundgon thuajse gjithmonë.

Në njoftimin e policië theksohet se në ndihmë të 3 pjestarëve të familjes Halilaj nga Tirana kanë shkuar forcat e policisë detare, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër dëshmitarë okularë në vendngjaje bëjnë me dije se trupat e pajetë kanë qendruar për rreth 1 orë e 30 minuta në breg të detit deri sa ka ardhur ambulanca për t’i marë, duke e bërë edhe më të dhimbshme tragjidinë për familjarët e peronave që humbën jetën, por edhe për pushuesit që ju desh të pëjetonin një ditë të patmerrshme.

Njoftimi

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H  50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

/AlbEu.com/


Shtuar 9.07.2023 15:19