Tragjedi në ujërat turke, humbin jetën shtatë emigrantë të paligjshëm

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se nga mbytja e një anijeje me emigrantë në brigjet e Krinit (Çesme), në perëndim të Smyrna, deri tani kanë humbur jetën shtatë persona.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një postim në platformën X ka konfirmuar se në zonë janë gjetur trupat e shtatë personave.

Ai raportoi gjithashtu se roja bregdetare turke shpëtoi  gjithsej 19 emigrantë të paligjshëm, 18 prej tyre nga një ishull ngjitur, ndërsa një person tjetër u shpëtua nga një anije peshkimi në zonë.


Shtuar 9.07.2024 17:11