Shtatë persona, katër prej tyre fëmijë, humbën jetën kur çatia e një këndi lojërash u shemb në një shkollë në Tajlandë, thanë sot autoritetet.
Fëmijët e moshës 6 deri në 13 vjeç po luanin, ndërsa publiku po shikonte në këtë shkollë në provincën Pisit, në Tajlandën perëndimore.
Sipas mediave lokale, një stuhi shpërtheu rreth orës 18:30 me orën lokale Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë bërë që papritur të shembet çatia e objektit sportiv.
Seven people, including four children, die in northern Thailand’s Wat Nern Por primary school when a roof collapsed on them as they sheltered from a rainstormhttps://t.co/Y0F9bxEOBY
— TRT World (@trtworld) May 23, 2023
Gjithsej 18 persona u plagosën, tha zyra e marrëdhënieve me publikun, duke shtuar se tre të rriturit e vrarë nga shembja e çatisë ishin dy prindër dhe një kujdestare.
Videoja e postuar në Facebook nga zyra lokale e PR tregon mbeturinat nga çatia në tokë.
Disa shtëpi u dëmtuan gjithashtu nga stuhia në lagjen Sam Ngam, ku ndodhet shkolla, tha policia.
Incidenti ndodhi kur sezoni i musoneve fillon në Tajlandë. Në ditët në vijim priten reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Mianmari fqinj u përfshi kohët e fundit nga tajfuni Mocha, duke vrarë 145 njerëz. Standardet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së ndërtesave ndonjëherë janë të pamjaftueshme në Tajlandë dhe shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla./Albeu.com/