Orët e para të ditës së sotme, 14 gusht, ka ndodhur një aksident i rëndë në Godega di Sant’Urbano, Itali.
Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga. Mjeti përfundoi në një kanal kullues, përmbys. Pasojat ishin fatale, sa asnjë nga 4 të rinjtë nuk mbijetoi. Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin në shtëpi pas një feste.
Viktimat janë tre djem italianë dhe një shqiptar i moshës 19 vjeç.
Ata që ngritën alarmin në lidhje me aksidentin ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën. Menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën, por ishte tepër vonë pasi të rinjtë kishin ndërruar jetë. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit kanë nisur./albeu.com