Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mesdheun qendror, ku disa refugjatë humbën jetën pasi varka e tyre u përmbyt.
Sipas rojes bregdetare italiane, viktimat ishin tetë, 5 burra dhe tre gra. Mes këtyre të fundit ishte edhe një rgua shtatzënë. Viktimë e tragjedisë ishte edhe një foshnjë 4 muajshe.
42 të mbijetuar u sollën në breg, sipas Filippo Mannino, kryebashkiak i ishullit Lampedusa. Numri i saktë viktimave të tragjedisë është ende i paqartë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se shërbimet e shpëtimit ndërhynë në rajonin e Kërkimit dhe Shpëtimit të Maltës për të ndihmuar një varkë në fatkeqësi. Trupat e dy personave janë ende të zhdukur, raportoi ANSA.
Ekipet e shpëtimit gjetën pasagjerët, të cilët kishin hipur në varkën gjashtë metra të gjatë në qytetin tunizian Sfax herët të shtunën, të lagur dhe duke përjetuar të ftohtë dhe dehidrim ekstrem pas disa ditësh në det.
Të mbijetuarit thanë se një grua po udhëtonte me foshnjën e saj katër muajshe, e cila vdiq gjatë udhëtimit. Ajo e futi trupin e foshnjës në det në pikëllimin e saj, para se edhe ajo të vdiste nga të ftohtit dhe uria
Prokurorët në qytetin Agrigento sicilian kanë nisur një hetim për ngjarjen. Varka ishte 67 km nga Lampedusa, ku ishte nisur.
Ishulli i vogël është përballur me ardhjen e qindra refugjatëve dhe emigrantëve, me Mannino që ankohet se banorët e tij kanë mbetur pothuajse vetëm në trajtimin e pritjes.
Kryebashkiaku i bëri thirrje të enjten kryeministres Giorgia Meloni, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për të menaxhuar këtë tragjedi të madhe. /albeu.com