Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet një varkë me emigrantë pranë Tunizisë, mbi 40 të vdekur

Të paktën 40 emigrantë nga vende të Afrikës Sub-Sahariane kanë humbur jetën pasi një varkë me rreth 70 persona në bord u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti në Mesdhe.

Sipas një zyrtari lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Mahdia, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Tunizia është një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Evropë, veçanërisht në ishullin italian të Lampeduzës, që ndodhet më pak se 150 kilometra larg në disa segmente të vijës bregdetare.


Shtuar 22.10.2025 18:00