Tragjedi në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga kofano e makinës, po realizonte sfidë për rrjetet sociale

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.

I riu, sipas medieve italiane, ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.

Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Por, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 10:28