Tragjedi në Indi/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flakët klubi i natës, humbin jetën 25 persona (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm në një klub nate shumë të frekuentuar në rajonin bregdetar të Goa-s, Indi, ka shkaktuar vdekjen e 25 personave, sipas autoriteteve lokale.

Shumica e viktimave dyshohet të jenë punonjës të klubit në zonën Arpora, në Goa-n e Veriut, ndërsa mes të vdekurve ka edhe turistë, raporton BBC.

 

Sipas hetimeve paraprake, zjarri nisi pasi një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar përhapjen e menjëhershme të flakëve rreth mesnatës së së shtunës.

Autoritetet te dielën në mëngjes konfirmuan se numri i viktimave u rrit nga 23 në 25, ndërsa gjashtë persona të tjerë po trajtohen në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarë në vendngjarje përshkruan skena paniku në zonën e njohur për jetën e gjallë të natës.

Zjarri ishte përqendruar kryesisht në zonën e kuzhinës në katin përdhes”, tha Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goa-s.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës dhe tashmë është vënë nën kontroll”, shtoi ai.

Sipas tij, shumica e trupave u gjetën pranë kuzhinës, ç`ka përforcon dyshimin se viktimat ishin kryesisht punonjës të lokalit.

“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, tha Savand.

Tre persona humbën jetën për shkak të djegieve dhe pjesa tjetër nga asfiksia.

Sipas një raporti në gazetën Indian Express, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi që përdorej në kuzhinë.

Goa – një ish-koloni portugeze, e lagur nga Deti i Omanit, është një magnet për turistët nga e gjithë bota.

Muajt ​​e dimrit zakonisht kanë një kulm në vizita.


Shtuar 7.12.2025 08:26