Tragjedi në Greqi, 3-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me rrush

Ishulli i Tinos në Greqi është tronditur pas vdekjes së një djali 3-vjeçar, i cili u mbyt me rrush.

Siç raporton cyclades24.gr, gjatë dhënies së ndihmës së parë të policisë, fëmija ka nxjerrë të paktën 2 kokrra rrush nga goja.

Ai u transportua me makinën e policisë në Qendrën Shëndetësore të Tinos, por tashmë ishte tepër vonë dhe fëmija dha frymën e fundit./Albeu.com


Shtuar 30.08.2023 08:01