Një tragjedi e paimagjinueshme ka ndodhur të enjten jashtë Elassonës , ku një djalë 10 muajsh ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur vonë pasditen e së enjtes, në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysos, kur makina që drejtohej nga 38-vjeçarja nëna e foshnjës, në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga dhe për pasojë djali u plagos rëndë.
Fëmija u dërgua në spital me urgjencë, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Nga ana tjetër, nëna nuk u lëndua.
Ironia tragjike është se nesër të shtunën çifti do të bënte dasmën, por edhe pagëzimin e vogëlushit që u nda nga jetë para kohe./albeu.com