Qëndrimi ulur në një makinë të bllokuar në trafik është i mjaftueshëm për të rritur presionin e gjakut të shumë njerëzve.
Tani, gjetjet e reja konfirmojnë se vetëm boritë e makinave aty pranë dhe trafiku mjaftojnë për të shkaktuar presion të lartë të gjakut.
Ata që kalojnë orë të gjata në rrugë ose jetojnë në qytetet e mëdha në dëgjim të sirenave dhe makinave që bien në të gjitha orët e ditës, duhet t’i marrin parasysh këto gjetje.
Ndërsa studimet e mëparshme kishin gjetur tashmë një lidhje midis trafikut rrugor të zhurmshëm dhe rritjes së rrezikut të presionit të lartë të gjakut, nuk kishte prova të forta dhe ishte ende e paqartë nëse zhurma apo ndotja e ajrit luanin një rol më të madh.
Hulumtimi i fundit konfirmon se ekspozimi ndaj zhurmave të trafikut rrugor në veçanti mund të rrisë rrezikun e hipertensionit./albeu.com