Trafiku në Finlandë/ Shehu: SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie, sekuestrohen automjete, celularë dhe dokumente

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese të Finlandës, ka çuar në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në territorin finlandez.

Në një konferencë për shtyp, prokurori Arben Kraja, tha se droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës.

Hetimi ka nisur dy vite më parë në Shqipëri, ndërsa mëngjesin e sotëm janë lëshuar urdhra arresti për 11 persona dhe 9 prej tyre janë arrestuar.

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu, tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar.

Shkëmbimi informacionit nga autoritetet finlandeze ka qenë pa ndërprerje. Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrit edhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja, në marrëveshje me përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze. Nga ana e SPAK, gjatë majit është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona.

Nga GJKKO. U vendos sot në dakordësi edhe të autoritetet finlandeze pasi në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave. Po vazhdon puna për të bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave të tjerë.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, është sekuestruar disa automjete, konkretisht 8, telefona celularë, dhe shumë dokumenteve, ku një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave. D të vazhdojmë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar”, u shpreh Shehu.

Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë, tha se drejtuesit kryesor të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria”, u shpreh ai.

Sipas prokurorit Arben Kraja droga trafikohej nga Shqipëria drejt Finlandës, ose nga Spanja drejt Finlandës.

“Hetimi ka nisur në Shqipëri në bazë të informacione të dërguar nga autoritete finlandeze. Kishin konstatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në Shqipëri u regjistruar procedimi penal, u ra dakord të krijonim një skuadër të përbashkët hetimore, që u finalizua shumë shpejt, brenda 2-3 muajve, pastaj dy vjet rresht punë dhe takime të përbashkëta dhe kemi ardhur sot që kemi këtë rezultat.
Nga ky hetim kemi nxjerrë disa tipologji problematika që tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e aktivitetit kriminal të Shqiptarëve jashtë territorit tonë. Përfshirë nga Shqipëria drejt Finlandës, nga Spanja drejt Finlandës. Kemi përdorur metoda speciale të hetimit, gjatë gjithë periudhës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dakordësinë me veprimet që do kryejmë hap pas hapi”.