Trafikonte emigrantë, sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit të PD në Sarandë! “Ahmeti Travel” u kap edhe dy muaj më parë

Një tjetër autobus i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë.

Autobusi raportohet se është në pronësi të agjencisë “Ahmeti Travel” ndërsa emigrantët e paligjshëm u pikasën gjatë kontrolleve nga policia. Autobusi i “Ahmeti Travel” u kap në pikën kufitare të Mavromatio të Greqisë.

Kujtojmë se dy muaj më parë, së njëjtës agjenci iu sekuestrua një autobus pasi u kap për të njëjtën çështje, duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt shtetit fqinj.


Shtuar 14.07.2025 19:12