Trafikantët shqiptarë të drogës konkurrojnë për pozicione në Ekuador, i përfshirë dhe klani Hysa, si i fshihnin paratë e “pista”

Bosi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë dhe i arratisur nga drejtësia prej 30 vitesh u arrestua të hënën në Itali.

Fjala “mafia” është një term gjithnjë e më i njohur në Amerikën Latine.

Por çfarë e bën një strukturë kriminale të quhet “mafia”?

Për dy dekada, organizatat kriminale shqiptare kanë bërë biznes fitimprurës me kartelet në Amerikën Latine.

Shqiptarët  kanë krijuar kontakte me grupet e trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja, pa pasur nevojë për komandim të shumë burrave dhe armëve të kalibrit të lartë, si kartelet e Amerikës Latine.

Në qershor 2022, Policia Peruane Kundër Drogës sekuestroi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë.Droga ishte e kamufluar në kanaçe me asparagus që do të transportoheshin në një kamion nga Trujillo në Callao.

Shtatë peruan u arrestuan dhe u urdhërua kapja e dy shqiptarëve:  Franc Malo dhe Gentjan Meta, të cilët hynë ilegalisht në vend përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021.

Raporte të ndryshme në shtyp, duke cituar informacione nga kabineti i sigurisë së qeverisë meksikane, tregojnë se “el mayo” Zambada krijoi një shoqatë për qëllime pastrimi parash me anëtarë të klanit të vëllezërve Hysa.

Me ndihmën e tij ata krijuan kompani për pastrimin e parave, kazino, restorante dhe një kompani eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora, sipas dokumenteve të inteligjencës.

Por kriminelët shqiptarë jo vetëm që kanë lidhje të forta me “el mayo” Zambada, por edhe me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) , sipas burimeve të inteligjencës, duke sugjeruar një rritje të operacioneve të paligjshme në Amerikën Latine./Albeu.com/ 


Shtuar 17.01.2023 22:00