Trafik kokaine në Itali, ‘koka’ e grupit kriminal ishte shkodrani i kërkuar për vrasje, zbardhen detajet

Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës në Itali duke vepruar kryesisht në zonat e Livingos, Sondrino dhe në pistat e njohura të skive në Valtelina.

Në kuadër të këtij operacioni, për 7 persona u caktua arrest me bug ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpie.

Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal përdorte edhe gratë për të shitur drogë në prani të fëmijëve të tyre të porsalindur.

Kreu i grupit kriminal mësohet të jetë një shqiptar 26 vjeçar nga Shkodra, i dënuar për vrasje, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Për shkak të lidhjeve të tij të forta, ai arriti të akvitizonte kanalet e furnizimit me kokainë me bazë në Itali dhe në vende të tjera të Evropës.

Drejtuesit e grupit kriminal, mburreshin publikisht në rrjetet sociale duke shpërndarë foto ku tregonin armët dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës. Transporti i lëndës narkotike kryhej nën kontrollin e vazhdueshëm të shqiptarëve.


Shtuar 14.03.2024 17:00