Trafik i rënduar në Elbasan, Rrugorja del me apel ndaj shoferëve

Njëjtë si dhe vitet e kaluara, kthimi i qytetarëve në Tiranë ka sjellë dhe këtë të enjte trafik të rënduar në akset “Qafë Thanë-Elbasan” dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Policia Rrugore e Elbasanit ka “zbarkuar” në këto akse me qëllim lehtësimin e trafikut, ndërkohë u ka bërë apel drejtuesve që të kenë kujdes me shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Përmes një reagimi zyrtar Rrugorja i bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që të mos kthehen në burim aksidenti, apo dhe të bllokojnë lëvizjen.

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.


Shtuar 2.01.2025 16:33