Trafik i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut me vlerë 27 milionë euro, kush janë 6 shqiptarët që bashkëpunuan me grupin e udhëhequr nga klani Barbaro (EMRAT)

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar pasi prokuroria italianel ka lëshuar 28 masa sigurie, anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal të lidhur me Locride Ndrangheta.

Grupi merrej me transportimin e kokainës nga Amerika e Jugut, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe një rrjeti të gjerë të huaj.

Hetimet kanë zbuluar se janë transportuan mbi 27 milionë euro drogë në dy vite. Lënda narkorike, me origjinë nga Kolumbia dhe Brazili, mbërriti në portet evropiane të fshehura në kontejnerë, ndërsa janë transportuar rreth 3.5 ton.

Grupi u godit pas zbërthimit të mesazheve të koduara në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, ku u gjurmuan kontaktet me ndërmjetësve shqiptarë dhe furnizuesit e Amerikës së Jugut, duke identifikuar grupin Barbaro di Platì si udhëheqësin e dyshuar.

Midis të arrestuarve është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parashSiç shpjegoi prokurori i Milanos Marcello Viola, ai dyshohet se ka vepruar si ndërrues parash, duke i lejuar organizatës të paguante për furnizimet me drogë përmes sistemit informal të pastrimit financiar të njohur si “fei eh ‘ien” , një metodë e përdorur për të lëvizur kapitalin pa kaluar nëpër kanale zyrtare.

Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me rrënjë në Lombardi, por me lidhje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil

Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara si SkyEcc dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët me ndërmjetësit shqiptarë të drogës.

Droga dërgohej me det në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego” ), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:

Elvis Aliu

Marjus Aliu

Fation Aliu

Ervin Bashmeta

Artur Hoxhosmani

Kujtim Daiu

Të arrestuarit e tjerë

Franco Barbaro, Platì, 1976

Antonio Barbaro, Locri, 1984

Giuseppe Trimboli, Locri, 1977

Bruno Trimboli, Platì, 1976

Rocco Violi, Milano, 1989

Michele Portolesi, Platì, 1975

Antonino Chindamo, Polistena, 1988

Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983

Luciano Scarinci, Locri, 1984

Giuseppe Barbaro, Locri, 1986

Giuseppe Barbaro, Locri, 1986

Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984

Davide Cannone, Milano, 1977

Francesco Costa, Locri, 1979

Giuseppe Grillo, Locri, 1974

Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990

Giancarlo Tasca, Milano, 1984

Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982

Stefano Virgilio, Milano, 1991

Yubo Xe

Arrest shtëpie:

Francesco Biondo, Palermo, 1951

Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977

Giuseppe Perre, Locri, 1997